BQK

Shënohet Dita Botërore e Kursimeve

Për të tretin vit radhazi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shënon Ditën Botërore të Kursimeve.

Dita Botërore e Kursimeve shënohet në mbarë botën përmes organizmit të aktiviteteve të ndryshme.

Kjo ditë shënohet që nga viti 1924 në mbarë botën nga shumica e institucioneve financiare. Në këtë datë institucione të ndryshme ndërmarrin aktivitete që për synim e kanë ngritjen e vetëdijes mbi rolin dhe rëndësinë e Kursimeve.

BQK-ja do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes të cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së Kursimeve.