Shënohet 56 vjetori i Traktatit të Bashkëpunimit Franko-Gjerman

Nën kujdesin e Ambasadës Franceze dhe asaj gjermane në Prishtinë, nesër më 30 janar 2019, në  kinemanë ‘Cineplexx’ më Albi Mall në Prishtinë, shfaqet filmit “Transit” nga Christian Petzold.

Përmes një njoftimi, Ambasada Franceze në Prishtinë bën të ditur se me shfaqjen e këtij filmi që do të nisë nga ora 20:00, dy këto ambasada shënojnë 56 vjetorin e traktatit të bashkëpunimit në mes Francës dhe Gjermanisë, të quajtur ndryshe edhe si Traktati i Elizesë.

Filmi është i zhanrit dramë, ndërsa në rolet kryesore i luajnë: Jean –Pierre Darroissin, Franz Rogoëski, Paula Beer.

Me këtë rast, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe Ambasadori Gjerman,  Christian Heldt, do t’i drejtohen publikut me nga një fjalë rasti.

Franca dhe Gjermania 56 vjet më parë arritën në një marrëveshje bashkëpunimi mjaft të rëndësishme që trasoi rrugën për shumë procese të tjera bashkëpunim, jo vetëm në mesë këtyre dy shteteve të rëndësishme të kontinentit të vjetër.