Shënohet 100 vjetori i themelimit të organizatës ‘Xhemijet’

Organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është shënuar sot, 100 vjetori i themelimit të organizatës “Xhemijet” (Bashkimi), e cila në mese dy luftërave botërore përfaqësonte interesat shqiptarëve që mbetën në ish- mbretërinë Serbo- Kroato- Sllovene, e më vonë, Jugosllave, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, bashkë me popullsinë e Sanxhakut, dhe popullsinë myslimane të Maqedonisë.

Ceremonia e shëmimit të këtij përvjetori është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nga ku u dhanë shumë vlerësime për “Xhemjetin”, themeluesit e dhe përfaqësuesit më të zëshëm të kësaj partitë politike, Nexhpi Draga, Ferat Draga dhe Aqif Blyta.

Më këtë rast u tha se përfaqësuesit e kësaj partie, si përfaqësues  në ish parlamentin SKS,  dhe të ish Jugosllavisë mbrojtën me përkushtim dhe demaskuan dhunën dhe shkeljen e të drejtave të këtyre popullsive nga pushteti i asaj kohe.

Në mesin e të ftuarve ishe edhe një delegacion nga Sanxhaku i kryesuar nga lideri i tyre, Sulejman Uglanin, i cili në fjalën e tij në gjuhën shqipe, ka thënë se kjo ceremoni ka një vlerë të madhe për të përkujtuar protagonistët e “Xhemietit”, dhe kontributin e kësaj organizate politikë në 100 vjetorin e saj.

“Ferat Draga ka qenë një lider i meritor dhe një politikanë i mençur. Populli i Kosovës, Sanxhakut dhe Maqedonisë i kanë borxh vizionit dhe mençurisë së tij. Nexhip Draga, Ferat Draga, Aqif Efendia Blyta dhe Shaban Polluzha janë shembull i patriotëve të Sanxhakut”, ka thënë Uglanin.

Kurse Ismajl Syla, këshilltar i Presidentit të Kosovës, ka thënë me këtë rast se “Xhemijeti” ka dhënë një kontribut në demaskimi dhe kundërvënies ndaj pushteti të mbretërisë Jugosllave, i cili përmes veprimeve të ndryshme siç  ka pohuar Syla, synonte shkombëtarizimin e popullsisë jo serbe, tjetërsimin e pronës deri  tek presione për shpërngule.

“Xhemijet në kuadër të ‘lojës’ parlamentare, atë kohë, u përpoq të tregonte përmasat e diskriminimit ekstrën ndaj popullatës jo serbe ndërmjet dy luftërave botërore”, ka pohuar Syla,

Ndërkaq, Nexhmendi Spahiu, duke folur për veprimtarinë e “Xhemijetit” dhe drejtuese të saj, ka pohuar se organizata “Xhemijet”, liderët e saj, veçmas Ferat Draga luajtën një role në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në

Ferat Draga ka qenë një politikanë pragmatik dhe shumë i zhdërvjelltë i cili bërë më të mirë e mundshme për shqiptarët në ish Jugosllavi, si deputet i ish parlamentit të mbretërisë së ish Jugosllavisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, historiografia shqiptare duhet të ndriçoje kontributin e “Xhemijetit” dhe protagonistëve të kësaj organizate, pasi siç ka thënë ai, historiografia serbe e ka cilësuar si një preson të rrezikshme, madje edhe më i rrezikshëm se lëvizjen kaçake dhe pengesën kryesore për shpërnguljen e shqiptare, boshnjakëve dhe, siç ka thënë ai, myslimanëve bullgarë të Maqedonisë.

Ndërsa ka kërkuar që themeluesi i Xhemjetit, Nexhib Draga, Aqif Blyta dhe Ferat Draga të shpallën heronj të kombit.

Organizata “Xhemjeti” u themelua në Shkup në vitin 1919  dhe përfaqësoi shqiptarë, boshnjakët e Sanxhakut, Turqit dhe myslimanët bullgar të Maqedonisë. Edhe pse konsiderohej një parit me orientim religjioz-mysliman, “Xhemijeti” ka zhvilluar një veprimtari politike për mbrojtjen e shqiptarëve në ish -Jugosllavi në mes dy luftërave botërore, duke demaskuar dhunën dhe presionet përmes formave të ndryshëm që ndërmerrte pushteti ish jugosllav i asaj kohe i dominuar nga serbët. Shumë prej figurave qendrore, duke përfshire edhe Ferat Dragën, u burgosën apo u vranë në mënyra të ndryshme nga ushtria apo xhandarmëria serbe.