Shembulli i mirë i Zyrës së Kryeministrit që ka të regjistruar pronën në emër të përbashkët

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan hulumtimet e BIRN-it për regjistrimin e pronave të përbashkëta në,  emër të dy bashkëshortëve, hulumtim i nisur një vit më parë dhe i cili përfshiu zyrtarë shtetërorë e lokalë.

Habit Hajredini, Zyrtar për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka treguar se ai ka të regjistruar pronën në emër të përbashkët me bashkëshorten e tij ndërsa shtoi se të njëjtën gjë i ka propozuar edhe kolegëve të tij.

“Është shumë e rëndësishme kur themi shumë, është diçka që është obligative, është e rëndësishme sepse e trajtojmë aspektin e barabartë të të dy gjinive, dhe mendoj se kjo është një nga pyetjet institucionale që duhet të marrin dhe të bëjnë veprime konkrete për regjistrimin e pronës në mënyrë të barabarët”, tha Hajredini.

Ai shtoi se shembulli duhet të filloj nga ata që drejtojnë shtetin.

“Edhe pse ka lëvizje progresive ende ka sfida në këtë aspekt, unë mendoj se duhet të nisen proceset nga vetë akterët insituticinal apo të personave që punojnë në digastere të ndryshme, ka fushtata vetëdijësuese nga agjenci të ndryshme por mendoj se duhet të bëhet edhe më shumë të dilet edhe në terren të komunikohet dhe të monitorohet procesi i regjistrimit të pronave sepse kjo është e garantuar me kushtetutë, me legjislacion dhe me politika adekuate që kemi në qeveri”, shtoi Hajredini.

“Mund të ketë shembuj të mirë duke u nisur prej vetes sime pasi që prona është e regjistruar në mënyrë të përbashkët, por mendoj se shembulli më i mirë do të ishte që liderët institucional ta bëjnë publike të dalin me media të informojnë të japin praktika të tilla që prona e tyre është e regjistruar në mënyrë të përbashkët”, tha ai.

Drejtësia në Kosovë në shumë emisione dhe hulumtime ka dëshmuar se gratë kanë ende probleme që të jenë bashkëpronare në prona.

Pronë e përbashkët e bashkëshortëve – nënkupton pasurinë e krijuar gjatë jetës në martesë e cila regjistrohet si pronë e përbashkët, administrohet bashkërisht dhe nuk mund të tjetërsohet pa pëlqimin e bashkëshortëve.

Në bazë të këtij Udhëzimi Administrativ, autoritetet publike janë të obliguara që të zbatojnë masa të veçanta të përkohshme me qëllim të rritjes së numrit të grave të regjistruara si pronare të përbashkëta si dhe me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike midis burrave dhe grave në të drejtën pronësore.

http://video.gjirafa.com/190405-emision-drejtesia-ne-kosove-pabarazia-ne-prona-mp4