Shembja e hotelit në Mitrovicë, dyshohet se një person është nën gërmadha

Para pak çastesh, një pjesë e Hotel “Adriatikut” në Mitrovicë është shembur dhe dyshohet se nën gërmadha ka mbetur një person.

Lajmin e ka konfirmuar edhe i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili u ka bërë thirrje edhe organeve të sigurisë që të intervenojnë.

“Një pjesë e ish hotelit “Adriatiku” është shembur para pak minutash, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat. Ju bëj apel organeve të sigurisë që ta japin maksimumin për shpëtimin e tij”, ka shkruar Bahtiri në “Facebook”.

Po ashtu, kryetari i Mitrovicës ka bërë thirrje për kompanitë private që posedojnë makineri për heqjen e gërmadhave, të dalin në vendin e ngjarjes për ndihmë.

“Dhe po ashtu kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre”, shkruan tutje kryetari Bahtiri.

https://kallxo.com/foto-shembet-hoteli-i-vjeter-ne-mitrovice/

Bahtiri po ashtu ka njoftuar se nuk gjendet në komunën e Mitrovicës për të dalë edhe vet në vendngjarje.

“Me vjen keq që sot gjendem tek familja ime jashtë Kosovës, por me mendje dhe me zemër jam prezent në Mitrovicë”, ka shkruar ai.

Një pjesë e ish hotelit "Adriatiku" është shembur para pak minutash, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga…

Publiée par Agim Bahtiri sur Lundi 22 avril 2019