Shembet ura e autostradës në Gjenovë të Italisë, vdesin të paktën 10 persona

Një urë e madhe e autostradës është rrëzuar pranë qytetit italian të Gjenovës, duke bërë që automjetet të bien nga rreth 100 metra lartësi, raporton BBC.

Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli tha se ka gjasa që kjo ngjarje të jetë “një tragjedi e madhe”, ndërsa burimet e policisë thanë se të paktën 10 veta kanë vdekur.

Kreu i shërbimit të ambulancës lokale u citua nga një burim që tha se kishte dhjetëra të vdekur.

Nga një video të publikuar duket se një nga kullat që mbajnë urën po shembet pas motit të stuhishëm.

 

Policia, ngjarjen e ndërlidhë me një shpërthim të dhunshëm.

Pamjet e drejtpërdrejta nga tragjedia në Gjenovë mund t’i shihni këtu.