Foto: RTV 21

Shembet një Shtëpi e Pabanuar në Vushtrri

Një shtëpi e vjetër dhe e pabanuar është shembur në Vushtrri, duke bllokuar një pjesë të rrugës automobilistike.

Në mesnatë në Vushtrri është shembur një shtëpi e vjetër dhe e pabanuar, ndërsa materiali i saj është shpërndarë në rrugë.

Shtëpia e shembur ndodhej në Rrugën “Kruja”, afër shkollës së mesme teknike.