Shefqet Kabashi: Unë kam shpëtuar Ramush Haradinajn nga dënimi në Hagë

Shefqet Kabashi, ish-dëshmitar në gjykimin e Ramush Haradinajt në Hagë, në një intervistë në “T7” ka thënë që ai e ka shpëtuar kryeministrin aktual të Kosovës nga dënimi në këtë tribunal ndërkombëtar.

“Qiky në dy këmbët qashtu siç po e sheh e ka shpëtu z. Haradinaj në Hagë, pavarësisht a u kon i fajshëm a jo. Unë jam kanë ai protagonisti kryesor që është shpëtuar, qëllimi u konë mos me dal ai fajtor”, ka thënë ai.

Në 20-vjetorin e masakrës që forcat serbe orkestruan ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës, situata eskaloi kur ish-i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashi doli para të pranishmëve dhe iu drejtua krerëve të institucioneve se ata nuk meritojnë të jenë prezentë në këtë manifestim.

E duke u larguar nga ambientet e burgut të Dubravës, Kabashi i shoqëruar nga policët me zë të lartë thoshte se ‘ju na keni bërë më zi se serbët’.

Shefqet Kabashi ishte dëshmitar në procesin gjyqësor kundër Ramush Haradinajt dhe atë të Fatmir Limajt.

Për shkak të refuzimit për të dëshmuar në gjykimin e Haradinajt, Gjykata e Hagës e kishte dënuar me dy muaj heqje lirie.