Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Shefi i Krimeve Ekonomike, 70 mijë euro në bankë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kap shifrën e 338 mijë e 100 euro.

Sahiti ka deklaruar një banesë dhe një tokë në emër të tij ndërsa pjesën tjetër e ka deklaruar të përbashkët.

Në bazë të deklarimeve të pasurisë, Sahiti posedon një veturë vlera e së cilës është 19 mijë euro.

70 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka deklaruar se ka U. D i Drejtorit të Krimeve Ekonomike.

Sahiti ka deklaruar se merr pagë 1 mijë e 135 euro nga pozita e tij në Policisë e Kosovës, ndërsa paga mujore e bashkëshortes së tij të cilën e ka deklaruar në AKK është 768 euro, të cilat i merr nga ATK.