Shea: Konflikti i Kosovës do duhej të ishte parandaluar më 1995

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea në një intervistë ekskluzive afër 20 vjetorit të bombardimeve në Kosovë, ka folur lidhur me luftën e fundit në vend.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se mendon që nuk do duhej ta kishin pritur Konferencën e Rambujes për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, fushata e Millosheviqit do duhej të ishte stopuar që nga Konferenca e Dejtonit për luftën në Bosnje.

“Mirë, nga perspektiva ime për këtë është që nëse dëshironi të parandoloni një konflikt, duhet të filloni herët. Kështu që, nëse shikojmë prapa gjithë këtë dhe të mendojmë sikur të ishte 20 vjet dhe në të ardhmen, pikëpamja ime është që ne do të duhej të merreshim me çështjen e Kosovës, qysh kur ishim në Dejton e jo në Rambuje”, tha ai.

Ai shtoi se jashtë bombardimeve në 1999 nuk kishin mbetur opsionet tjera për të çliruar popullin e Kosovës.

“Ka qenë ajo kohë në vitin 1995 kur ne ka qenë dashur t’i themi Millosheviqit, shiko nuk do të tolerojmë më asnjë fushatë të spastrimit etnik në Ballkan. Jo vetëm në Bosnjë, por edhe në vende tjera. Kështu nëse do ta kishim vizatuar një vijë në rërë do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë në vitin 1995”, shtoi ai.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: