Uashingtoni - Foto: Rtv21

ShBA: Të Gjithë Duhet të Jemi Krenarë me Përparimin e Kosovës

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit tët Kombeve të Bashkuara tha se të gjithë duhet të jenë krenarë me përparimin e Kosovës në rrugën e shtetndërtimit.

Ajo tha se Kosova është një demokraci funksionale shumetnike e cila vazhdon të forcohet.

Edhe përfaqësuesja e ShBA-së bëri thirrje për zvogëlimin e misionit të OKB-së, duke e vlerësuar punën e misionit në Kosovë.

Sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesja amerikane tha se Shtetet e Bashkuara e çmojnë punën e Bashkimit Europian rreth ndërmjetësimit të dialogut.

Ajo i ka nxitur liderët e Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke theksuar se përfitimet janë të qarta.

Rasti i vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq, sipas saj mund të ndikojë në afrimin dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara bëri thirrje që Kosova të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në.