Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo/rel/

ShBA-ja vazhdon përpjekjet për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se përpjekjet diplomatike për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut do të vazhdojnë.

Komentet e sekretarit Pompeo u bën një ditë pasi zyrtarë të Koresë së Veriut thanë se nuk e dëshirojnë atë si pjesë të bisedimeve ndërmjet dy vendeve.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë negociatat me mua si kreun e ekipit amerikan”, deklaroi Pompeo.

Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur dy samite me udhëheqësit e Koresë Veriore por deri më tani nuk është shënuar ndonjë përparim konkret në procesin e denuklearizimit të Koresë.

Të enjten, Korea Veriore njoftoi se ka testuar një armë specifike, një ditë pasi një grup monitorimi me bazë në SHBA, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se aktiviteti më i ri i Phenianit ishte bërë në vendin kryesor bërthamor të Koresë së Veriut.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, tha se arma e testuar nga Korea e Veriut, nuk ka qenë raketë balistike./REL