SHBA-ja pritet ta shpallë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste

Mediat në Shtetet e Bashkuara po raportojnë se “SHBA-ja pritet që së shpejti të shpallë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë e huaj terroriste. Kjo do të ishte hera e parë që Uashingtoni ka dhënë këtë emërtim ndaj një njësie ushtarake të huaj.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, mediat kanë raportuar se ky veprim mund të realizohet deri më 8 prill.

Shtetet e Bashkuara më parë kishin shpallur disa njësi ushtarake dhe persona në Iran si pjesëtarë të organizatave terroriste.

Kritikët dhe disa zyrtarë të Pentagonit kanë thënë se ky veprim mund të shkaktojë përçarje me qeveritë tjera jomiqësore. Sipas raportimeve, gjenerali Joe Dunford, kryesues i shefave të kabinetit dhe Agjencia Qendrore e Intelegjencës, CIA, e kundërshtojnë këtë veprim.

Zyrtarët iranianë në misionin e Kombeve të Bashkuara, nuk kanë dashur të komentojnë.

Përballja me Iranin është bërë fiksim politik i administratës së Shteteve të Bashkuara. Dy vendet janë në një armiqësi të thellë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979./REL