Donald Trump - Foto: REL/AFP
ShBA: Celularët do të testohen me mesazhe ‘alarmi’ nga administrata e Trump
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të dërgojë një mesazh tek të gjithë celularët në Shtetet e Bashkuara, të enjten, për të testuar një sistem alarmi që paralajmëron emergjencat kombëtare dhe për rrezikshmëri të mundshme.
Mesazhi përmban fjalët “Alarm presidencial”, raportuan Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave. Celularët do të kenë një tingull të fortë të shoqëruar me dridhje, me të cilën dërgohet mesazhi.
Testi po mbahet për të siguruar nese funksionon tek të gjithë celularët në rast emergjencash. Ish presidenti amerikan, Barack Obama, kishte nënshkruar një ligj më 2016, duke kërkuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, të krijojë një system që lejon presidentin të dërgojë alarme lidhur me kërcënimet e sigurisë publike. (REL)