Shaqir Totaj

Shaqir Totaj për Vendimin e PZAP-së

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se ende nuk e di vendimin e PZAP-së.

Mulë Desku nga PZAP i ka thënë më herët KALLXO.com se janë refuzuar 3 ankesat e PDK-së.

“Unë hala s’po e di çka ka ndodhë me ankesën tonë. Më duhet së pari me u konsultu, me kqyrë çka ka ndodhë, me marrë informacione të saktë, e tek masnej me dhanë ndonjë koment”, tha Totaj për KALLXO.com.

I pyetur se a do të ankohen në Gjykatën Supreme, Totaj tha se duhet të konsultohen dhe pastaj të shohin për veprimet e radhës.

Në Prizren, Totaj ka qenë në balotazh në garë me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes.

Haskuka në rezultatet e shpallura nga KQZ ka dalë i pari me 25,949 vota ndërsa Totaj i PDK-së ka marrë 25,577 vota.

http://kallxo.com/pzap-vendosi-per-ankesat-per-prishtinen-dhe-prizrenin/