Foto: Ilustrim

Shantazhon të fejuarën e vet me publikim të fotove intime duke i kërkuar 1200 euro

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka shantazhuar të fejuarën e tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10 në Gjilan.

Sipas policisë i dyshuari kishte shantazhuar të fejuarën e tij se nëse nuk ia jep 1 mijë e 200 euro do t’i publikoj në rrjetet sociale dhe te familjarët e viktimës fotot intime.

Me vendim të prokurorit u dyshuari është dërguar në mbajtje.