Shantazhi seksual në Gjilan, doktorit i kërkohen 5 mijë(Video)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, sonte shfaqi pamjet ekskluzive të aksionit të Përokurorisë Themelore në Gjilan,  të cilët ishin vënë në ndjekje të disa shantazhuesve të cilët po kërkonin para nga një doktor.

Pasi prokurori Arben Ismajli, mori informacionin nga ana e policisë së të dyshuarit ishin rrugës për në vendin e caktuar për të marrur paratë e kërkuara nga doktori, i njëjti iu bashkagjit policisë në aksion.

Vendtakimi ishte caktuar në një lokal në Gjilan.

Masat e fshehta ishin duke u përdorur deri në momentin e fundit.

Polic civil ishin vendosur në pika të ndryshme në afërsi të lokacionit ku pritej të jepeshin paratë e kërkuara nga shantazhuesit.

Prokurori Ismajli së bashku me policinë ishin duke vëzhguar dhe duke pritur urdhërin nga policët civil se kur duhet të hynin dhe të arrestonin të dyshuarit.

Ismajli tregon edhe se cilat njësi të policisë ishin të përfshira në rast.

“Policia e Kosovës, Njësia e hetimeve regjionale në Gjilan ka siguruar edhe banknotat të cilat do t’I dorëzoheshin apo mjetet të cilat do të dorëzoheshin nga ana e ankuesit te të dyshuarit”, tregon Ismajli.

Pamjet të cilat i sjell ekskluzivisht Drejtësia në Kosovë, tregojnë edhe çfarë po ndodhte Brenda lokalit.

Deri sa ishin duke pirë kafe, në qendër të lokalit ku pritej të jepeshin paratë nga ana e doktorit, i dyshuari insistonte që të ndërronin tavolinë dhe të vendoseshin në një vend ku nuk shiheshin shumë.

Pas disa minutave, tavolinës ku gjendeshin i dyshuari dhe doktori iu bashkangjit edhe gruaja e cila kishte incizuar videon dhe me të cilën kërcënonin doktorin.

Pasi të njëjtit ishin marrë vesh se videoincizimi do të fshihej pasi të merrnin pjesën e dytë të parave, radha erdhi tek doktori i cili i dha paratë burrit e gruas, të dy shantazhuesit e këtij rasti.

Nuk vonoi shumë dhe në lokal hyri policia.

Të dyshuarit u kapën në flagrancë tek sa morën paratë nga doktori.

Dy të dyshuarit dhe një tjetër ndihmës i cili po qëndronte jashtë që të vëzhgoj terenin u arrestuan dhe u dërguan në polici.

Të njëjtit u intervistuan dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.