Foto: Ilustrim

Shantazh Përmes ‘Facebook’-ut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shantazhi që është raportuar në Prizren, më 27.12.2016 rreth orës 23:00.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka raportuar se një person i panjohur është duke e kanosur-shantazhuar përmes rrjetit social “Facebook”, duke i dërguar foto të ndryshme, me qëllimin që viktima t’i japë të dyshuarit një shumë prej 20.000 €.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.