Raportimi i Driton Gashit në Komision | Foto: KALLXO.com

Shala: Përfundon Gjendja e Gatishmërisë së Policisë

Prej sot sipas Haxhi Shalës, kreut të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së ka përfunduar gjendja e gatishmërisë së policisë.

Policia ishte mobilizuar para festës së pashkëve, pasi institucionet e sigurisë kishin alarmuar për sulme të mundshme të grupeve të ndryshme ndaj liderëve të vendit.

Shala për gjendjen e  sigurisë në vend foli pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, në të cilën mbledhje raportoi  Driton Gashi, drejtori i Agjerncisë Kosovare për Inteligjencë.

“Ka raportuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Tendencat e shumë grupeve për të pasë sulme terroriste në vend, por fatmirësisht ato nuk kanë ndodhë dhe nga sot nuk kemi më alarm, ose gjendje gatishmërie të policisë”, tha Shala.

Ai tregoi se kush ishte i rrezikuar nga sulmet e mundshme.

“Kanë qenë nëpër media. Duke filluar prej Presidnetit, Kryeministrit, disa liderëve të opozitës e kështu me radhë”, tha Shala.

Situata sipas Shalës ishte se4rioze në bazë të raportit të drejtorit të AKI-së.

Sipas raportimit të drejtorit, ka qenë një situatë serioze, por fatmirësisht nuk ka ndodhë, edhe për shkak të festave të pashkëve, por jo për shkak të Gjykatës Speciale.

Në kohën kur u njoftua për rrezikun e mundshëm nga sulmet, në Pejë u arrestua Rakip Avdyli, si i dyshuar për vepra që lidheshin me terrorizmin.

KALLXO.com shkroi në lidhje me arrestimin e Rakipit, i cili u pendua në gjykatë.

http://kallxo.com/rakip-abdyli-pendohet-ne-gjykate-per-veprimet-e-tij/