‘Sfinga e gjallë’ premierë sot në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 21:00 premierën e shfaqjes “Sfinga e gjallë” të Rexhep Qosjes me regjinë Blerat Nezirajt.

Në konceptim e regjisores Neziraj, drama ”Sfinga e gjallë” e Qosjes vjen e ‘ri-vizituar’ dhe e fuzionuar me shkrime e citate goditëse po të Rexhep Qosjes, por edhe me dokumente e kronika të ndryshme të kohës.

“Sfinga e gjallë” e Nezirajt zhbiron dramën e tabuizuar të pasluftës në Kosovë dhe vrasjet politike ‘misterioze’ të disa prej intelektualëve, gazetarëve e politikanëve kosovarë.

Shfaqja “Sfinga e gjallë” do të jepet reprizën nesër mbrëma në orën 21:00 në TKK-në.

Në shfaqje luajnë: Fatmir Spahiu, Adrian Morina, Edona Reshitaj, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpejtim Kastrati e Dukagjin Podrimaj.