‘Sfinga e gjallë’ jepet sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar

Sot në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar jepet repriza e dramës ‘Sfinga e gjallë” e Rexhep Qosjes me regji të Blerta Nezirajt.

E shkruar në vitet e 70-ta, si një dramë e fuqishme që flet për gjakmarrjen e vëllavrasjet e  asaj kohe, “Sfinga e gjallë” e tanishme zhbiron dramën e tabuizuar të pasluftës në Kosovë dhe vrasjet politike ‘misterioze’ të disa prej intelektualëve, gazetarëve e politikanëve kosovarë.

Përmes lojës së aktorëve si; Fatmir Spahiu, Adrian Morina, Edona Reshitaj, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpejtim Kastrati, Dukagjin Podrimaj, shafqja mëton të sjellë shumë prej pikëpyetjeve të 20 viteve të fundit të cilat ende mbesin pa përgjigje.