Kampi fushor në Koliq, Foto: Kallxo.com

Sfidat që e presin FSK-në në ditën e fundit të ushtrimit fushor 'Shqiponja 6'

Në ditën e gjashtë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, më 9 maj 2018, pjesëtarët e FSK-së së bashku me ushtritë aleate do të dëshmojnë aftësitë për neutralizimin e 40 pjesëtarëve të grupit të improvizuar kriminal ‘Pandora’ në fshatin Kukaj.

Në ditën e fundit të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, FSK duhet të dëshmojnë po ashtu aftësitë reaguese nëse një person VIP sulmohet gjatë shoqërimit nga njësitë e saj.

Dhe në fund do të ketë edhe monedha simbolike për ushtarët dhe eprorët më të suksesshëm gjatë ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’.

Ky është episodi i gjashtë i serisë së emisioneve speciale për FSK-në, KALLXO Forca.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin fushor “Shqiponja 6” në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe sipas standardeve më të larta të NATO-s.

Përpos trupave të FSK-së, pjesëmarrës në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” kanë qenë edhe efektivët ushtarakë nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, ShBA-ja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe KFOR-i.

Më poshtë mund të gjeni xhirime ekskluzive të realizuara nga KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në kuadër të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’.

KALLXO Forca transmetohet në RTK dhe Facebook të KALLXO.com, në ora 20:20.