Është marrëveshje e keqe po ashtu sepse Vuçiqi do të duhet ta njohë Kosovën që Serbia të mund t'i bashkohet BE-së, dhe data për të ndodhur kjo nuk është edhe fort larg. Ai dëshiron që të kualifikohet për vitin 2023 e edhe nëse nuk e arrin këtë datë, ai do të dëshirojë të kualifikohet për vitin 2025: Daniel Serwer

Serwer: Diskutimi publik mbi kufijtë, pamaturi me rrezik për Kosovën

Diskutimi publik i presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë për korrigjim kufijsh po shihet si një veprim i pamatur nga ekspertë ndërkombëtarë.

Analisti amerikan, Daniel Serwer tha se diskutimi apo edhe arritja e një marrëveshje që prek kufijtë e dy shteteve do të thoshte ‘rrëshqitje prapa’, për Kosovën.

“Mendoj që kjo është një marrëveshje e keqe. Është marrëveshje e keqe ngase do ta minojë shtetësinë e Kosovës. Është marrëveshje e keqe po ashtu sepse Vuçiqi do të duhet ta njohë Kosovën që Serbia të mund t’i bashkohet BE-së, dhe data për të ndodhur kjo nuk është edhe fort larg. Unë e di që privatisht e kanë diskutuar shumë herë por diskutimi publik i kësaj është shumë pamaturi dhe të rrezikohet një situatë ku krijohen faktet në terren që do të ishin shumë të dëmshme për Kosovën dhe Serbinë”, tha Serwer.

Sipas tij, i gjithë diskutimi për prekjen e kufijve nuk i konvenon askujt tjetër përpos Rusisë, përkatësisht Vladimir Putinit.

“I vetmi që do të përfitonte prej këtij diskutimi është Vladimir Putini”, tha Serwer.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Serwer që kishte shërbyer edhe si këshilltar i Thaçit tha se është i habitur me veprimet e presidentit së fundmi.

Në këtë emision u shfaqën pikëpamjet shqiptare, serbe e ndërkombëtare mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një tryezë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, diskutuan liderët e partive në pozitë dhe opozitare.

Po ashtu, në një intervistë ekskluzive, analistri serb Dragomir Angjellkoviq komentoi këtë çështje.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: