Sërish rrjedh testi i maturës online, MAShT thotë se do të anulohen

Pavarësisht se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte paralajmëruar masa të rrepta për Testin e Maturës, edhe këtë vit ky test ka rrjedhur online.

Këto teste janë publikuar në një grup të krijuar “Testi i Maturës 2019” dhe poashtu në një grup të njëjtë në Viber, ku janë kërkuar dhe shkëmbyer përgjigjet mes nxënësve të rajonit të Prishtinës, të cilët janë të parët në këtë testim.

Se këto teste janë të këtij viti e ka konfirmuar për KALLXO.com kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj, i cili tha se poashtu do të anulohen testet pasi të bëjnë verifikimin e nxënësve.

“Disa keqpërdorues përsëri kanë postuar, numri më i vogël sesa vitin e kalaur por megjithatë ka pasur jemi në dijeni. Ne kemi qasje e tyre e kemi edhe në Facebook. Ne jemi duke i identifikuar disa prej tyre që mundemi mi identifikuar sepse disa i kanë postuar edhe emrat e tyre dhe i kemi gjetur nëpër lista, andaj atyre do të ju anulohet testi. Jemi duke i përpunuar të dhënat, do të marrim vendim që të ju anulohet”, tha Hysenaj.

Ai shtoi se edhe nxënësve që iu është nxënë telefoni gjatë testimit do të ju anulohet.

Kurse sa i përket lajmit se do të ketë gjurmues në afërsi të shkollave, Hysenaj tha se nuk kanë mundur t’i vendosin për shkak të procedurave të prokurimit.

“Do të tentojmë që t’i vendosim në pjesën e dytë dhe këto teste që janë nxënë të gjitha ato që identifikohen do të anulohen”, tha tutje ai.

Për publikim e testit në rrjete sociale ka reaguar edhe eksperti i Arsimit, Dukagjin Pupovci përmes një postimi në Facebook.

“Vullnet i jashtëzakonshëm për të mashtruar. Kjo nuk ka të bëj vetëm me shkollën, por me gjithë shoqërinë, e cila nuk e ka problem të bashkëjetojë me dallaveren, gënjeshtrën dhe hajninë”, ka shkruar ai.

 

Testi që pritet t’i nënshtrohen rreth 27 mijë nxënës është ndarë edhe këtë vit në regjione.

Në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit testi mbahet më 13.06.2019, në regjionin me Prizrenit dhe Gjakovës më 14.06.2019 dhe në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës më 15.06.2019.

Renditja e regjioneve sipas tërheqjes së shortit do të jetë e njëjtë edhe në pjesën e dytë të Testit të Maturës, e cila fillon më 19.06.2019 në regjionin e Prishtinës, më 20.06.2019 në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit, më 21.06.2019 në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe më 22.06.2019 në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës.

Forma e re e Testit të Maturës, e ‘pa nevojshme’

.