Gani Geci - Foto: Kallxo.com

Sërish Dëshmi në Seancë të Mbyllur në Rastin Geci

Në Gjykatën e Mitrovicës edhe sot po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Gani Gecit, i cili akuzohet se më 2014 e privoi nga jeta Ruzhdi Shaqirin.

Sikurse edhe seanca e djeshme, edhe kjo e sotmja është mbyllur për publikun.

Që seanca të ishte e mbyllur dje kishin kërkuar dëshmitarët. E sot këtë e ka kërkuar Ndrec Dodaj, avokati i të akuzuarit Geci.

“Për shkak se dëshmitarët e sotëm janë ekspertë ligjorë, psikologë, psikiatër dhe do të bisedohet për çështje personale të klientit tim, kërkoj që seanca e sotme të jetë e mbyllur”, kërkoi avokati Dodaj nga trupi gjykues, i cili edhe e miratoi.

Gani Geci akuzohet se më 4 gusht 2014 ka vrarë Ruzhdi Shaqirin në kafenenë “N’Qosh” në Skenderaj.