Serbia Pronare e Operatorit të Përkohshëm

Qeveria e Serbisë do të jetë pronare e operatorit të përkohshëm të telefonisë mobile që pritet të operojë në Kosovë bazuar në marrëveshjen për Telekomunikacion të arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritur të dielën në Bruksel.

Kompania “MTS d.o.o” është regjistruar si kompani në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në tetor të vitit 2015.

Pronare e kompanisë së regjistruar në Kosovë është kompania “Telekom Srbija Ad Beograd”, pronare e së cilës është Qeveria e Serbisë.

“Telekom Srbija” është aksionari kryesor i një operatori të telefonisë mobile në republikën Serbe të Bosnjës dhe një tjetër në Malin e Zi. 

Bazuar në certifikatën e biznesit, kompania do të ketë aktivitete të ndryshme në fushën e telekomunikacionit.

Bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel, operatori i përkohshëm do t’i ndahen 60 mijë numra, të cilët do të jenë funksional në një pjesë të territorit të Kosovës.

http://kallxo.com/arrihet-marreveshja-per-kodin-shteteror-telefonik/