Ismail Morina, 'Ballisti'. Foto: Facebook

Serbia Premton Gjykim 'të Drejtë' për Ismail Morinën

Ministrja serbe e drejtësisë Nella Kuburoviq të mërkurën tha se gjykatat serbe do të garantojnë gjykim të drejtë për Ismail Morinën, i njohur si ‘Ballisti’ i cili mund të ekstradohet nga Kroacia pas kërkesës së autoriteteve serbe.

“Sa i përket rastit, vendimi i Ministrit të Drejtësisë në Kroaci duhet të pritet, por mendoj… se Morina do të ekstradohet në Serbi në mënyrë që të bëhet ndjekja [e tij] penale në Gjykatën e Lartë të Beogradit”, tha Kuburoviq për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve, Tanjug.

Ajo shtoi se spekulimet se Morina nuk do të marrë gjykim të drejtë “janë të pavërteta”

Gjykata Supreme e Kroacisë të martën tha se Morina mund të ekstradohet në Beograd, ku ai kërkohet për dyshimin se e ka drejtuar dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri në vitin 2014.

Incidenti ka shkaktuar mospajtime të mëdha ndërmjet dy shteteve.

Në vendimin e Gjykatës Supreme Kroate, më 30 gusht, u hodhi poshtë ankesa e avokatit të Morinës. Ky i fundit tha se ka pasur gabime procedurale dhe se faktet e rastit janë paraqitur në mënyrë të gabuar.

Morina aplikoi për azil politik në Kroaci në qershor, ndërkaq Ministri Drejtësis Drazhen Boshnjakoviq  duhet të nënshkuajë urdhri për ekstradimin e tij në Serbi.

Sot gjatë ditës, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ambasadoren kroate në Tiranë për t’i shprehur shqetësimin për vendimin e gjykatës kroate për ekstradim të Ismail Morinës.