Më 16 shkurt, një luftëtar I Divizionit 13 të Ushtrisë së Lirë Siriane, postoi këtë fotografi të mitralozit të sapoardhur nga Serbia Kojota në profilin e tij e tij në Facebook.

Serbia Mbron Shitjen e Armëve te Sauditët pas Hulumtimit të BIRN dhe OCCRP

Ministria e Tregtisë e Serbisë të enjten tha se nuk ka ndalesë të eksportit të armëve në Arabinë Saudite pas një hetimi të BIRN dhe OCCRP që zbuloi se si armë automatike kishin udhëtuar nga një fabrikë shtetërore serbe tek rebelët sirianë nëpërmjet një manjati bullgar të armëve dhe një kampi të trajnimit në Arabinë Saudite.

“Eksportet në Mbretërinë e Arabisë Saudite nuk janë të ndaluara nga asnjë veprim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, BE-së apo ndonjë organizate tjetër ndërkombëtare. Shumica e vendeve të BE-së (Gjermania, Franca, Italia) si dhe SHBA-ja janë duke eksportuar armë dhe pajisje ushtarake në këtë vend”, tha ministria.

BIRN dhe OCCRP zbuluan armët drejtpërdrejt nga një prodhues në Evropën Qendrore dhe Lindore shkuan te rebelët sirianë dhe ofruan provat më të qarta deri më sot të një tubacioni armësh të zbuluar më parë nga BIRN dhe OCCRP.

Tubacioni ka sjellë 1.2 miliard euro armë nga Ballkani, Republika Çeke dhe Sllovakia në Lindjen e Mesme, me paratë e Arabisë Saudite dhe, sipas një ish ambasadori amerikan në Siri, duke përdorur logjistikën e CIA-s.

Shtegu i Kojotës – Udhëtimi i Mitralozit nga Serbia në Siri

Historia ilustronte devijimin sistematik dhe të paligjshëm të armëve nga regjimi saudit në vende të tilla si Siria dhe se si qeveritë në Ballkan duken të gatshëm për të hedhur një sy të verbër në këtë tregti fitimprurëse.

Ministria e Tregtisë konfirmoi zbulimin e BIRN dhe OCCRP se blerësi ishte kompania bullgare BIEM dhe se përdoruesi përfundimtar ishte Ministria e Mbrojtjes Saudite.

Në një deklaratë për shtyp, ministria shtoi se e konsideroi si fundin e certifikatës së përdoruesit, të shoqëruar me një deklaratë, që të jetë garanci e mjaftueshme që armët të mos rieksportohen pa pëlqimin me shkrim të Serbisë.

I pyetur se si synonte të parandalonte abuzimet në eksportin e armëve, Ministria këmbënguli që “nuk kishte juridiksion ligjor për të ndërmarrë masa të tjera për të parandaluar abuzimet në tregtinë dhe ridrejtimin e armëve në vende të tjera të paregjistruara”.