Vala e 35-të e shitjes së aseteve të ndërmarrjeve shoqërore - Foto: Rtv21

Serbia Kërkon Rishikim të Privatizimit në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se hënën se Beogradi “do të kërkojë dhe do të insistojë” që të bëhet një rishikim i procesit të privatizimit në Kosovë.

Ai the se ky proces ka qenë “joligjor, plaçkitës dhe kriminal” por edhe, siç u shpreh, në kundërshtim me vendimet dhe rezolutat vendore e ndërkombëtare.

Gjatë një tryezë të rrumbullakët në kuadër të dialogut të brendshëm që Serbia ka nisur për Kosovën, ku morën pjesë përfaqësues universitarë, Gjuriq tha se qeveria serbe ka bërë një bazë të gjithmbarshme të të dhënave në çështje të pronës.

“Kemi letrat për çdo dinar, për çdo bulon që e kemi investuar në Kosovë në dekadat e kaluara”, tha Gjuriq.

Ai tha se Serbia ka në pronësi 900 fabrika në Kosovë të cilat, sipas tij, janë marrë nga Kosova “gjatë procesit të privatizimit plaçkitës” përderisa serbët e Kosovës apo shteti i Serbisë, sipas tij, nuk kanë fituar asnjë dinar.