Foto: Facebook

Senatori amerikan përkrah iniciativën e themelimit të Ushtrisë së Kosovës

Senatori amerikan, Gary Peter, ka mbështetur idenë e Kosovës për të themeluar ushtrinë e saj.

Kjo u bë e ditur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Veseli ka thënë se senatori Peter është anëtar i Komitetit të Senatit të Forcave të Armatosura dhe i njëjti ka shprehur mbështetje për transformimin e FSK-së në ushtri.

Veseli tash e disa ditë po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Veselit:

“Në takim me Senatorin, Gary Peters, një mik i madh i Kosovës. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Si anëtar i Komitetit të Senatit për Forca të Armatosura, me senatorin Peters diskutuam për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ai shprehi përkrahjen e plotë si dhe patëm një diskutim shumë përmbajtësor për misionin dhe ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë pas transformimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë përkrah Kosovës”.