Senatorët nga SHBA, Ron Johnson dhe Chris Murphy vizitojnë sot Kosovën

Senatorët nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA), Ron Johnson republikan nga Wisconsin dhe Chris Murphy demokrat nga Connecticut do të vizitojnë sot Republikën e Kosovës.

Në Prishtinë ata do të takohen bashkërisht me të gjithë udhëheqësit politikë, presidentin Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e tyre në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Të dy senatorëve u është ndaluar një vizitë e planifikuar në Moskë, ku do të qëndrojë një delegacion i Kongresit amerikan.

(Jashtë ndërtesës së re të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, para vulës së ambasadës, ora 15:30)