Foto: FSK

Senatorët amerikanë në FSK

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një delegacion i senatorëve të ShBA-së,  James M. Inhofe, Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët:  Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round  dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte kanë zhvilluar një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në takim komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët për parnteritetin e Kosovës me ShBA-të dhe ndihmën e saj për FSK-në.

“Rama i njoftoi senatorët, për  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin të Kosovës me SHBA-të,rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe  në  veçanti për Programin e  Partneritetit Shtetëror me IOËA-në,  bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë  me KFOR-in. Po ashtu gjeneral  Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me  mision të ri – mision ushtarak,  në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate”, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Kurse, kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe ndër të tjera u shpreh se është i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë.

“Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”, tha ai.

Në takim ishin të pranishëm edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe kolonel Jeton Dreshaj.