Pamje nga një mbledhje e Senatit të UP-së - Foto: KALLXO.com

Senati Kthen Afatet e Prillit dhe Nëntorit

Në mbledhjen e djeshme të Senatit të Universitetit të Prishtinës është vendosur që të kthehen afatet e provimeve në prill e nëntor.

Kërkesa për kthimin e këtyre afateve u miratua me shumicën e votave të anëtarëve të Senatit.

Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos që të mos zbatohet edhe i ashtuquajturi apel, metoda e dy afateve të provimeve brenda afateve të rregullta që filloi të zbatohet në shtator të këtij viti.

Afatet e kthyera të prillit dhe tetorit nuk do të vlejnë për fitimin e kushtit.

Këto afate dhe largimin e të ashtuquajturit apel i kishin kërkuar me protestë studentët e Fakultetit të Mjekësisë më 27 tetor.

http://kallxo.com/studentet-e-mjekesise-protestojne-per-afate/