Arkiv: Mbledhja e Senatit të UP-së | Foto: KALLXO.com

Senati i UP-së klasifikon si të dyshimtë një revistë për publikime shkencore

Senati i Universitetit të Prishtinës ka futur për herë të parë një revistë në listën e revistave të dyshimta. Kjo revistë, International Journal of Pharmaceutical Sciences Review and Research është themeluar nga Dr. Rrush Kalaveshi nga Universiteti i Ranillukut.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e ka cilësuar si të nevojshëm këtë veprim.

“International Journal of Pharmaceutical Sciences Review and Research është thumbuar nga Dr. Rrush Kalaveshi nga Universiteti i Ranillukut (pra nga një person fiktiv), duke publikuar punimin e tij po ashtu fiktiv. Me t’u informuar për këtë çështje Senati ka vendosur të marrë masa.Në përgjigje të kësaj situate Senati i UP-së ka përjashtuar nga përllogaritja punimet e publikuara në këtë revistë dhe i ka kthyer kandidatët sipas procedurave në Këshill të Fakultetit”, thuhet komunikatën e ORCA-s.

Ata po ashtu bënë thirrje që të vazhdojë puna në përmirësimin e procedurave për avancime akademike.

“Përmirësimi formal i praktikave të njohjes së platformave indeksuese nga Universiteti i Prishtinës përmes rregullores së avancimeve dhe MAShT përmes udhëzimeve si dhe praktikave të mëhershme të zgjedhjes së stafit akademik me ç’rast nga stafi akademik kërkohet të publikohet në revista serioze, ka ndikuar që UP të rangohet më lartë ditëve të fundit në databazat për vlerësimin teknik të Universiteteve”, thuhet në njoftim.