
Sëmuret gjykatësja, dështon seanca ndaj Milaim Zekës për mashtrimin me viza gjermane
Seanca kundër të akuzuarve Milaim Zeka, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu e cila ishte caktuar të mbahej për sot ka dështuar.
Shkak për dështimin e seancës ishte mungesa e gjykatëses Nushe Kuka- Mekaj.
Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili bëri të ditur se anëtarja-gjykatësja Nushe Kuka Mekaj ka njoftuar se do të mungoj për arsye shëndetësore. Seanca e ardhshme është caktuar të mbahet me datë 09 shtator.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale pastrimi i parave.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.
Të pandehurit prokuroria i akuzon se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale mashtrimi, si dhe ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer edhe veprën penale shmangia nga tatimi.
Gjithashtu, të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale pastrimi i parave lidhur me veprat penale mashtrimi dhe shmangia nga tatimi.
https://kallxo.com/milaim-zeka-ndihet-i-pafajshem-per-mashtrimin-me-viza-pune/
.