Sëmuren disa nga të të akuzuarit në rastin ‘Toka’

Keqësimi i gjendjes shëndetësore të dy prej të akuzuarve dhe mungesa e disa të tjerëve ka bërë që seanca për rastin ‘Toka’ të shtyhet.

Sot në rastin e njohur si “Toka”, munguan të akuzuarit Shaban Syla,  Shpresim Uka , Fahredin Gashi, Shqipe Maxhuni si dhe Lubisha Vujoviq.

Këtë mungesë e konstatoi kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra.

“Gjykata ka anuliar urdhëresën për sjelljen nga  paraburgimi, për faktin se  gjykata është informuar  nga qendra e paraburgimit në  Mitrovicë,  se i akuzari Lubisha Vujoviq gjendet i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës dhe sipas kësaj informate pritet Intervenimi, i një  operacionit në sy.”  tha gjykatësi  Kalludra

Kurse për  të akuzuarën, Shqipe Maxhuni po ashtu gjykata është informuar përmes mbrojtësit të saj Arianit Koci, se e njëjta është me shëndet keq.

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve.

https://kallxo.com/rasti-toka-azem-syla-dhe-te-tjeret-para-gjykates/