Deputeti Driton Selmanaj - Foto: KALLXO.com

Selmanaj: Shteti s'ka autoritet as në Dragash

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në foltoren e Kuvendit ka shprehur shqetësimin e tij  për gjendjen në një pjesë të Komunës së Dragashit.

“Në një pjesë të Dragashit, shteti i Kosovës pothuajse nuk ekziston. 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës, korrikulat janë të Serbisë, pagat i marrin dhe nga Kosova por edhe nga shteti i Serbisë. Mjeku në njërin xhep e ka vulën e Kosovës, në tjetrin të Serbisë, varësisht prej pacientit”, tha ai.

Sipas Selmanajt, në atë zonë ka njerëz me armë të gjata.

“Rojet e pyllit atje sillen edhe me armë të gjata, që janë të ngjashëm me rojat e urës që deri vonë i kemi pas në Mitrovicë. Si është e mundur të mos kemi qasje as në jug atje. Kjo nuk mund të bëhet pa mbështetjen e liderëve në Prishtinë. Është koha e fundit, kur duhet të shtrihet autoriteti atje”, theksoi deputeti.