Driton Selmanaj, deputet i LDK-së - Foto: Rtv21

Selmanaj: Deputetët i kanë Shpallur Luftë Sistemit të Drejtësisë

Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u deklarua kundër nismës së ligjore të disa deputetëve për të amnistuar hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Selmanaj në Seancën Plenare të Kuvendit. e quajti këtë nismë të turpshme duke bërë thirrje për tërheqje të deputetëve për shtyrjen përpara të këtij legjislacioni.

“Vlerësojmë se nisma e disa deputetëve për amnistimin e deputetëve të lotsjellësit është e dëmshme dhe e turpshme. Kjo nismë bashkë më atë për shfuqizimin e dhomave të specializuara, tregon se këta deputetë i kanë shpallur luftë sistemit të drejtësisë në vend”, tha Selmanaj.

Lidhur me këtë nismë kundërshtimin e kishte shprehur edhe deputeti Avdullah Hoti, ditë më parë përmes një statusi në Facebook.

“Kjo është një gjë e pa parë deri me tani ne praktikat parlamentare te shteteve demokratike, ku deputetët bëjnë vepra penale dhe pastaj vetë e nxjerrin ligjin për te liruar veten nga ndjekja penale”, shkroi Hoti të hënën.

http://kallxo.com/te-amnistohet-hedhja-e-gazit-lotsjelles-ne-kuvend/