Rexhep Selimi dorëzon padinë në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Selimi Dorëzon Padinë Ndaj “Shtabit të Milionerëve”

Dokumentari i Leonard Kërqukit xhiroi shtëpitë e ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së mes të cilëve ishte edhe Rexhep Selimi, tash deputet i “Vetëvendosjes”, ndërsa foli edhe për pasurinë e krijuar të anëtarëve të këtij shtabi pas luftës.

Pasi e dorëzoi padinë, Selimi tha se gjithçka që doli për të në këtë emision është e pavërtetë.

“Gjithçka që është thënë në Emisionin ‘Zona Ekspres’ ka qenë shpifje dhe fyerje ndaj meje dhe e tëra ajo çka është thënë ka qenë e pavërtetë dhe në shërbim të agjenturave të huaja” tha Selimi.

Ai e distancoi veten nga anëtarë tjerë të ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Unë po ndihem i fyer që jam vënë në rend me ata që ndoshta i kanë bërë ato që thuhen,” tha Selimi.

rexhep Selimi

Leonard Kërquki, autori i emisionit për të cilin dorëzoi padi Selimi, tha shkurt për KALLXO.com se ende nuk e ka parë deklaratën e Selimit për ta komentuar atë.

“Unë nuk e kam parë deklaratën e tij, më nevojitet ta shoh deklaratën sepse nuk kam çfarë të them pasi nuk e kam parë deklaratën,” tha Kërquki për KALLXO.com.