Foto-ilustrim

Sekuestrohen Tri Armë në Prizren

Policia ka konfiskuar tri armë në tri raste të veçanta në Prizren.

Sipas një njoftimi të policisë së Rajonit të Prizrenit, dy ditë më parë policia kishte marrë informacion se një i dyshuar posedon armë gjahu dhe në shtëpinë e tij është konfiskuar arma të cilën e mbante në mënyrë ilegale.

Përveç armës, policia ka konfiskuar edhe 46 fishekë.

Në lokacionin e dytë në fshatin Lubizhdë, policia ka arritur të konfiskojë një pushkë ajrore, armë kjo për të cilën nuk posedohej leje.

Dhe në rastin e tretë policia në rrugën “Besim Shala” në Prizren, nga një i mitur ka konfiskuar një kallashnikov.

Në të tri rastet të dyshuarit janë intervistuar nga ana e policisë, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka raportuar edhe për sekuestrim të arm%ve tjera ilegale.

https://kallxo.com/policia-zbulon-arsenal-armesh-ne-mramor/

https://kallxo.com/konfiskohen-arme-ne-peran-te-podujeves/