Ilustrim - Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Sekuestrohen dy pistoleta në Velezhë të Prizrenit

Dy pistoleta janë konfiskuar mbrëmë nga policia në fshatin Velezhë të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se në një pikë kontrolli është ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të automjetit dhe personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoletat, njëra me nëntë fishek dhe tjetra me tetë fishekë.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit  rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.