Pamje nga protesta para Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Sejdiu: Nuk Jemi Kundër Demarkimit me Malin e Zi

“Të dashur ju që keni dalë këtu për të protestuar kundër Qeverise që po do me na e copëtu token. Pas një  viti protestash e kundershtimesh, dje edhe shkencërisht u vërtetu se ky demarkim i fal Malit të Zi 8 mijë hektarë“, ka thënë Dardan Sejdiu para qytetarëve dhe aktivistëve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës pas thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për t’u mbledhur dhe kundërshtuar sipas saj kontrabandimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne jemi mbledhë sot këtu sepse Qeveria dje ende pa përfundu tryeza, e procedoi për Kuvend çështjen e demarkacionit. Ne nuk jemi kundër demarkimit me Malin e Zi, por jemi kundër faljes së tokës”, tha ai.

Sejdiu përmendi se qe një vit qytetarët kanë kundërshtuar demaskimin me peticione e protesta, pastaj edhe opozita ka qenë e bashkuar në këtë çështje.

“Ne kemi dalë sot këtu qe ta ndalojmë demarkimin. Demarkimin mund ta bëjmë me një komision ekpsertësh që punon në interes të Republikës. I ftoj te gjithë qytetarët e republikës së Kosovës që të bashkohen në protestë. Në do të rrijmë këtu derisa te ndalojmë demarkimin”, ka thënë nënkryetari i Prishtinës, ndërkohë që qytetarët kanë filluar brohoritjet “Poshtë Thaçi”, “Poshtë Mustafa”, “Marrëveshja nuk kalon!”.