Fatmir Sejdiu

Sejdiu largohet i revoltuar nga Kuvendi Zgjedhor - VIDEO

Fatmir Sejdiu, i cili e shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së, por që nuk i mori 50% +1 të votave të delegatëve të LDK-së, e ka lëshuar Kuvendin Zgjedhor i revoltuar.

Ai për media ka deklaruar se mënyra se si po shkon procesi tregon se procesi është i projektuar nga grupet e njerëzve.

“Këta njerëz kanë pas projekti e tyre, një projekt për të cilin unë mendoj se nuk është që LDK-ja duhet ta ketë në mbështetjen e saj”, ka deklaruar Sejdiu.

Ndërkohë Me aklamacion LDK e ka zgjedhur Isa Mustafën kryetar të ri të LDK-së. Votimi është kryer pas kandidaturës së Isa Mustafës e Fatmir Sejdiut.

Zgjedhjet në LDK – Rrëzohet kandidatura e Fatmir Sejdiut, në garë vetëm Isa Mustafa

.