Dardan Sejdiu, Shef i GP te PSD-se

Sejdiu: Kuvendi duhet të ndalë marrëveshjen me ‘Contour Global”

Deputeti i Kuvendit nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kuvendi duhet të ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, pasi sipas tij, është vetëm shkatërrim për Kosovën.

Sipas Sejdiut, ajo do të ishte një “burg energjetik dhe financiar për Kosovën’.

“Qeveria e Kosovës ka themeluar kompani të re publike (NKEC), e cila DETYROHET TË BLEJË tërë kapacitetin prodhues të TC të ri të “Contour Global” me çmim prej EUR 80 për Mwh. ‘ÇMIMI I SYNUAR’ (Poëer purchase Agreement, Recital F, fq.7) është dy herë më i lartë se çmimi që e faturon sot KEK”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai thotë se kompania NKEC do t’i shesë KEDS-it energji me çmim të tregut, dhe nëse ka ndryshim në mes të çmimit të treguar dhe atij të synuar, i njëjti do të subvencionohet nga buxheti.

“Këtë energji elektrike kjo kompani e re publike (NKEC) do t’ia shesë KEDS-it me çmim të tregut, dhe nëse ka ndryshim në mes të çmimit të tregut dhe këtij të synyar, i njëjti dallim do të subvencionohet nga buxheti i Kosovës” thuhet tutje në postimin e tij.

Ndryshe, KALLXO.com ka raportuar sot se gjatë mbledhjes së Qeverisë, mikrofonat u ndalën kur kabineti qeveritar filloi diskutimin për një informatë lidhur me çështjen e investimeve të Contour Global për realizimin e projektit të ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’.

Haradinaj i pyetur nga KALLXO.coom tha se e ka bërë këtë për shkak të mos-ndërhyrjes në procesin e investimeve në këtë projekt.

https://kallxo.com/haradinaj-tregon-pse-i-mbylli-mikrofonat-gjate-diskutimit-per-termocentralin-kosova-e-re/