Sejdi Hoxha flet për fitoren e tij, premton punë të ndershme

Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dje ka marrë edhe një pozitë të lartë në degën e PDK-së, në Drenas, ku u bë kryetar i kësaj dege.

Ai pas kësaj ka folur për fitoren e tij, duke mos treguar nëse do të jap dorëheqje nga shefi i Postës.

“Ju falënderoj përzemërsisht te gjithë juve qe dje ne Kuvendin zgjedhor me dhatë besimin tuaj qe unë te udhëheq Degën e PDK-se ne Drenas. E ritheksoj edhe sot qe ne këto zgjedhje nuk ka fitues dhe humbës, ne këto zgjedhje ka fituar koncepti i ri politik Dekada e Re, ka fituar Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.

Hoxha tutje ka premtuar që punën e tij do ta bëjë me përkushtim dhe nder.

“Ndihem vërtetë krenar qe vlerësuat vizionin tim politik. Ju premtoj te gjithëve se do te punoj me përkushtim te madh, përgjegjësi, nder dhe profesionalizëm. Së bashku do te vazhdojmë traditën e fitoreve te PDK-se ne Drenas, ne bastionin e pathyeshëm te PDK-se”, tha ai.

Hoxha për kreun e PDK-së në Drenas kundërkandidat kishte Naim Bazaj, i cili dje tha se në procesin zgjedhor ka ndikuar kryetari i partisë njëherësh kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në votimin për kryetar të kësaj dege nuk ishte lejuar prania e mediave.

KALLXO.com ka raportuar edhe për pasurinë që ai e posedon:

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të PDK-së në Drenas

.