FOTO KUVENDI I KOSOVES

Seanca për formimin e ushtrisë nesër në orën 10

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën e Armatosur të Kosovës do të mbahet nesër në ora 10:00.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vlen të kujtojmë se këto projektligje që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018.

Në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës zyrtarë të NATO-s ishin shprehur kundër këaj, por Kosova e ka marrë mbështetjen për këtë iniciativë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i sapo zgjedhur i këtij shteti në Kosovë, Philip Kosnett, kishte thënë se evoluimi i FSK-së në Ushtri është një hap i natyrshëm. Amerika madje ka dhuruar edhe 24 automjetet ushtarake amerikane për FSK-në.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdim në lidhje me këtë çështje:

https://kallxo.com/me-98-vota-miratohet-projektligji-per-forcen-e-sigurise-se-kosoves/

https://kallxo.com/kosnett-kosova-e-meriton-te-kete-ushtrine-e-saj/

https://kallxo.com/24-automjetet-ushtarake-amerikane-arrijne-ne-kosove-per-fsk-ne/