Seanca e Kuvendit më 14 Dhjetor

Lajmin se seanca e radhës do të mbahet të hënën që vjen e dha kryeparlamentari Kadri Veseli.

Veseli ftoi opozitën që të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Ai foli edhe për deputetët e arrestuar për aktivizim në Kuvend, ose mbajtje të lotsjellësit.

“Në këtë moment janë 7 kolege tanë që ballafaqohem me drejtësi, por askush nuk është mbi ligjin. Përgëzoj organet e rendit për punën e tyre,” tha Veseli.

Sdot u arrestuan edhe deputetët e “Vetëvendosjes” Albulena Haxhiu e Faton Topalli, ndërsa përveç tyre edhe pesë deputetëve tjerë të subjekteve opozitare tashmë u është caktuar masa e sigurisë.

Veseli tregoi se nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e “Vetëvendosjes” Aida Dërguti në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen se pse po mbahet seanca e Kuvendit kur Presidentja ka nisur takimet për dalje nga gjendja e krijuar mes pozitës e opozitës.

Veseli bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë është thënë decidivisht se seancat plenare duhet të mbahen dhe nuk  është shkelje që ato të mbahen në kohën kur Presidentja po mundohet të gjejë zgjidhje.