Seanca e jashtëzakonshme për shpenzimet e qeverisë mbahet sot

Dy seancat e planifikuara të mbahen një javë më parë do të mbahen sot dhe nesër.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e opozitës lidhur me vendimet e qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, është paraparë të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.

Ndërsa të mërkurën, po ashtu nga ora 10:00, do të mbahet debati parlamentar lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

Që të dy seancat, janë shtyrë nga java e kaluar për shkak të Epopesë së UÇK-së.