Së paku 25 të vdekur nga tajfuni

Janë së paku 25 persona të vdekur në Filipine si pasojë e tajfunit “Mangkhut”, i cili po spostohet gradualisht drejt Kinës.

Sipas meteorologëve, bëhet fjalë për stuhinë më të fuqishme të këtij viti në botë.

Në ishullin filipinas Luzon, tajfuni ka shkulur pemë dhe dëmtuar çati shtëpish, si dhe ka shkaktuar përmbytje të shumta.

Mangkhut është drejtuar tashmë drejt Hong Kong dhe jugut të Kinës.

Aktualisht fuqia e tajfunit është me erëra 155 kilometër në orë.

Për të shmangur incidente të mundshme, janë anuluar rreth 150 fluturime, 1/3 e të cilëve ndërkombëtar.

Sakaq autoritetet thonë se bilanci i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, por se gjithçka do të mësohet pasi ky fenomen të ketë marrë fund./21Media