Se deshën në Kosovë, Opera e Dhomit interpretohet në Vienë

Opera “The last Breath”, (Frymëmarrja e fundit) e kompozitorit Trimor Dhomi do të interpretohet këtë verë në kuadër të Festivalit Veror të Muzikës Vieneze në Vienë të Austrisë.

Ky festival do të mbahet në qershor të këtij viti, dhe opera e Dhomit, “The last Breath”, do të jepet rreth në qershor të këtij viti, ndërsa do të interpretohet nga orkestra e këtij festivali.

Opera “The last Breath”, e kompozitorit kosovar Trimor Dhomi, është operë një aktëshe, e stilit kontemporant, me tri personazhe, dy fgra dhe një burrë. Gruaja  një soprano një alto, simbolizojnë refugjatë kosovarë të luftës së viti ‘99. Ndërsa burri bariton refugjatë sirianë.

Në një prononcim për Kallxo.com, kompozitori Dhomi ka pohuar se realizimi i operës së tij në një festival prestigjioz, sikurse festivali veror vienez është një sukses edhe për vetë muzikën serioze në Kosovës.

Ai ka thënë se tema që trajtohet është mjaft prekëse dhe frymëzimi t’ i ketë ardhur nga ajo se çfarë po përjetojnë refugjatët sirian, njëjtë sikurse ata kosovare dy dekada më parë.

Pavarësisht, se vepra e tij do të interpretohet në Festivali e Muzikës Vieneze, Dhomi shprehet se më i kënaqur do të ishte që opera e tij të interpretohej në Kosovës.

“Shumë më i kënaqur do të isha sikurse kjo operë të realizohet në Kosovës pasi qëllimi është ‘ish refugjatët, për refugjatët’, sidomos në këtë 20 vjetor të asaj se çfarë përjetoi populli ynë”, ka thënë Dhomi.

Megjithatë ka vite që krijimet muzikore të Dhomit injorohen nga institucionet kosovare, qoftë në thirrjet e ndryshme të institucioneve, apo edhe kur është fjala tek çmimet vjetore.

Në fakt edhe aplikimi i Dhomit me veprën e tij në Thirrjen e festivalit Veror të Muzikës Vieneze në Departamentin e Krijimit të Operës, vitit që shkoi u bë tek pasi krijimeve të tij u mbyll dra nga institucionet tona.

“Nuk prisja përzgjedhjen e veprës sime nga një festival prestigjioz si ky i Vienës”,  pohon ai.

Më në fund pas shumë ‘lëndimeve’ që kishte përjetuar me refuzimin e veprave të tij, puna e tij po shpërblehet, por jo nga një institucione vendor.

Por, opera ‘The last Breath” nuk është vepra e vetme e kompozitorit Trimor Dhomi që ka ‘pushtuar’skenat muzikore evropiane. Edhe me simfoninë “Në një ëndërr”, ai depërtoi në Evropë, por edhe në këtë rast vetëm pasi u injorua nga institucionet në vend.

Vite më parë kjo vepër  është interpretuar nga Filharmonia e Brnos në Çeki dhe më pas edhe është regjistruar në CD-ja duke përjetuar një shpërndarje ndërkombëtare.

Kompozitori Dhomi është një prej kompozitorëve më produktiv në vend. Ai është kompozitori i filmit të shkurtër “Shok”, i cili pak vite më parë ishte i dominuar për çmimin OSCAR në kategorinë e filmit të shkurtër.  Dhomi ka bërë edhe muzikën e shumë shfaqjeve teatrale.